Jep lajmet topless, spikerja e “Zjarr Tv” thotë se ndihet krenare

Ajo është juriste por dashuron gazetarinë dhe për t’u futur në tregun e medias është e aftë të bëjë çdo gjë.

Greta Hoxha, e njohur si moderatorja topless e lajmeve në “Zjarr Tv” është e bindur se ka thyer tabutë në Shqipëri dhe për këtë ndihet mjaft krenare.

Kliko per me shume info

Greta ka rrëfyer pasditen e sotme në “Pasdite në Top Channel” se kjo formë e të dhënit të lajmeve nuk e ka penalizuar, përkundrazi, e ka ndihmuar që ajo të arrijë atje ku ka dashur gjithmonë.

“E dashuroj gazetarinë. Unë me profesion jam juriste, por pas të 30-ave do ta ushtroj. Kur mora ftesën për tek Zjarr TV isha e re dhe u përshtata fillimisht tek emisioni i mëngjesit.

LEXO EDHE:  Eni Koçi nuk përmbahet dhe sulmon kolegët: “Jeni bërë për turp…”

Lajmet i jepja vetëm në fundjavë. Jam e kënaqur. Ne kemi sjellë diçka të re. Formati i prezantimit të lajmeve topless bëri bujë në media.

Ndihem krenare. Puna që unë bëj nuk më ka penalizuar, por më ka ndihmuar për të arritur atë që unë dua” – tha Greta.

“Unë kam thyer tabu dhe kam sjellë revolucion në Shqipëri. Ndryshe nga këto vajza që zhvishen, unë nuk bëj vetëm këtë, unë gjithashtu di të moderoj dhe të bëj gazetari. Unë e kam pasion televizionin dhe ftesën e Zjarr TV e pranova me kënaqësi”.

LEXO EDHE:  S’e paskemi parë, por "nusja" e Elvis Pupës ka luajtur në telenovelën e famshme

Greta tha hapur se do vazhdojë ta bëjë këtë lloj gazetarie, pavarësisht paragjykimeve, pasi çdo gjë që paragjykohet, shitet:

“Nuk mund të paragjykohemi nga njerëzit “e moralshëm” të cilët jetën e tyre e kanë të mbushur në gabime. Ne jemi të veçantë, nuk kemi kopjuar askënd.

Kam marrë oferta edhe nga mediat e huaja, por nuk pranova sepse kishte disa çështje teknike që nuk mund të realizoheshin.

LEXO EDHE:  Muaj mjalti si në ëndërra, pagoi hotelin 4 mijë dollarë

Për mënyrën tonë të prezantimit kemi marrë komente edhe nga të huajt. Kemi pasur në studio edhe politikanë, të cilëve nuk u ka bërë përshtypje fare paraqitja jonë.

Prezantimi i lajmeve me dekolte të hapur është diçka e re, u paragjykua në fillim, por tashmë janë mësuar. S’ka asgjë negative. Pjesa e paragjykimeve në vendin tonë është e lartë. Çdo gjë që paragjykohet shitet”- deklaroi hapur spikerja e lajmeve të “Zjarr tv”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here