Jep dorëheqjen kryetari i Gjykatës Themelore, Nikolla Kabashiç

Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiç, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

KALLXO.com merr vesh se dorëheqja e Kabashiç është duke u diskutuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Kliko per me shume info

Kabashiç është emëruar kryetar i kësaj gjykate muaj më parë kur u bë integrimi i gjyqësorit të veriut brenda institucioneve të Kosovës në bazë të marrëveshjes për drejtësi të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here