Ja si u zbulua vrasësi grek me pagesë, debati në palestër

Aktualitet

Dyshimet se një shtetas i huaj ishte i përfshirë në ekzekutimin mafioz të Devi Kasmit, u ngritën menjëherë sapo të afërmit e Kasmit informuan policinë se njeriu i tyre tri ditë përpara se të vritej kishte patur një debat në palestër, me një person që nuk ishte shqiptar, pra shtetas të huaj. Sipas tyre, personi në fjalë ishte i gjatë rreth 1.80 dhe mbante mjekër.

Me këto karakteristika e përshkroi edhe Mario Meshini,personin që i qëlloi para syve ish-mikun e tij, të cilin dyshohet se e nxori në pritë. Në dritën e këtyre fakteve, grupi i hetimit u vu në kërkim të një vrasësi me pagesë i ardhur nga vendet fqinje. Sipas burimeve imazhi i parë i shtetasit grek janë fiksuar nga kamerat e palestrës, ku ishte zhvilluar konflikti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisur nga kjo situatë, policia u vu në ndjekje operative të këtij shtetasi. Pesë ditë nga vrasja me 9 plumba e 41-vjeçarit Devi Kasmi, policia e Tiranës ka finalizuar me sukses hetimin për këtë ngjarje duke arritur të arrestojë vrasësin dhe organizatorët e këtij krimi të rëndë. Ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim organizatori i këtij krimi të rëndë.

Kapet vrasësi e bashkëpuntorët

Sipas policisë personi që ka qëlluar plot 9 herë me pistoletë mbi Devi Kasmin është një ish-oficeri i Forcave Speciale greke. Ai quhet Efthymiou Efthymious 42-vjeç dhe që bësohet se është autori i vrasjes, ndërkohë të arrestuar të tjerë si bashkëpuntorë në këtë vrasje janë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani e Greqi për trafik droge. Por ai ka qenë në burg edhe në Greqi. Në 4 qershor të 2016 Efthymiou Efthymious ka postuar një status në Facebook ku thotë “…ndodhem në Koridhalos…”.

Në një foto të postuar prej tij në rrjetin “Facebook”, ai duket se në janar të 2017 ka qënë në burgun e “Koridhalosit”. Një burim i “Shqiptarja.com” bënë me dije se ish-polici grek gjatë kohës së qëndrimit në burgun e Athinës ka krijuar disa lidhje shumë të ngushta me disa eksponentë të krimit nga bandat shqiptare. Duket se këto lidhje I kanë sjellë rekomandimin për “punën” që ka marrë në Tiranë.

Rolet e anëtarëve sipas policisë

“Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes” deklaron policia.

Arsenal armësh

Gjatë këtij operacioni është zbuluar edhe baza e grupit kriminal një vilë në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu. Nga kontrolli në vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

ME TE LEXUARAT