Ja si mund të kurseni para duke përdorur mbeturinat

Ushqimi është ajo gjë pa  të cilën nuk bëjmë dot, dhe si popull ballkanas që jemi, ne harxhojmë shumë para për të. Por një pjesë e konsiderueshme parash shkojnë në plehra.

A jeni zjuar ndonjë ditë dhe keni patur frigoriferin aq plot sa që ju është dashur ta hidhni ushqimin e mbetur në plehra?

Kliko per me shume info

Ja pra, më poshtë do të tregojmë disa sekrete, se si të kurseni para nga buxheti juaj duke perdorur “mbeturinat”.

Së pari mos harroni të vendosni sa herë që uleni në tavolinë, krahas ushqimit që ken përgatitur për ditën e sotme ushqimin e mbetur. Pjesa më e madhe e ushqimeve përfundojnë në plehra pasi ne harrojmë ëq i kishim në frigorifer.

Së dyti bëhuni kreativë. Të gjithë ushqimet e mbetura mund të përdoren edhe një herë në gatim. Supa është një pjatë e cila mund të “sajohet” me ç’të keni vërdallë nëpër kuzhinë.

Së treti, mos hani gjithmonë mëngjesin si mëngjes. Cornflakes, petulla, krepa janë përgjithësisht ato që ne konsumojmë në fillim të ditës, por provoni njëherë që ushqimet bazike të këtij vakti ti zëvendësoni me orizin që ka mbetur gjithmonë. Tek e fundit mëngjesi është vakti në të cilin mund të hamë çdo gjë pa e vrarë mendjen për kilogramët.

E katërta vjen ngrirja. A e dinit që ushqimet e gatuara po të ngrihen ruajnë vlerat e tyre dhe freskinë? Madje kur ti shkrini ato në mikrovalë do të jenë po aq të shijshme sa ditën kur i gatuat.

Dhe së fundmi mos hani jashtë. Tasat plastikë dhe kavanozët janë “serviset” e reja. Merrni me vete vaktin tuaj, në punë në shkollë dhe kudo tjetër kur nuk mund ta konsumoni atë. Kështu, përveç se kurseni një herë para duke mos ngrënë jashtë, kurseni edhe një herë tjetër para duke mos hedhur ushqimin në kosjin tuaj të mbeturinave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here