Iu shkelen të drejtat e fëmijëve, ja ku mund të ankoheni

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme proçedurat e kryerjes së kontrollit dhe vendosjes së sanksioneve në rastet kur ka shkelje të të drejtave të fëmijëve.

Vendimi parashikon që Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës fillon procedurën e kryerjes së kontrollit për raste të ndodhura, kur janë në dijeni apo kanë dyshime të argumentuara të shkeljes të të drejtave të fëmijës dhe të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore nga strukturat përkatëse, në bazë të:

  1. a) ankesës apo kërkesës së fëmijës së interesuar, prindit, kujdestarit ligjor, përfaqësuesit ligjor apo përfaqësuesit procedural të fëmijës;
  2. b) çdo ankese, kërkese të ardhur apo të paraqitur, në mënyrë anonime ose jo, nga çdo person fizik apo juridik, publik apo privat.
Kliko per me shume info

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka të drejtë të fillojë procedurën e kryerjes së kontrollit me nismën e vet, në rastet kur:

  1. a) ka informacion, konstaton ose ka një dyshim të argumentuar se ka ndodhur një shkelje e të drejtave të fëmijës;
  2. b) konstaton moszbatim të detyrimeve ligjore nga strukturat e përcaktuara dhe punonjësit përkatës gjatë kontrolleve për monitorimin e zbatimit të ligjit;
  3. c) bëhen raste publike në organet e medias apo të shtypit.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, me vënien në dijeni ose me marrjen e informacionit të ardhur, nis menjëherë procesin e verifikimit dhe të kontrollit. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës bashkëpunon me strukturat përkatëse shtetërore, organet e medias e të shtypit dhe, brenda kuadrit ligjor përkatës, me strukturat e policisë dhe të prokurorisë, për mbledhjen e informacionit dhe kryerjen e kontrollit.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës ka të drejtë të refuzojë kërkesën/ankesën dhe fillimin e procedurës së kontrollit në rastet kur:

  1. a) e njëjta çështje është në shqyrtim nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ose për të është marrë një vendim i mëparshëm dhe nuk ka të dhëna të reja;
  2. b) informacioni është i pabazuar në prova apo në dyshime të argumentuara ose nuk është i mjaftueshëm për të bërë të mundur një hetim;
  3. c) paraqitet më vonë se tre vjet nga ndodhja e shkeljes ose më vonë se një vit nga marrja dijeni për këtë fakt.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës garanton interesin më të lartë të fëmijës në të gjitha procedurat e ndërmarra dhe ka për detyrë mbrojtjen e të dhënave personale të fëmijës, sipas legjislacionit në fuqi.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës respekton të drejtën e fëmijës për t’u dëgjuar dhe merr pëlqimin e fëmijës duke vlerësuar moshën dhe shkallën e pjekurisë së fëmijës së dëmtuar, të prindit, të kujdestarit ose të përfaqësuesit ligjor të fëmijës për fillimin e procedurës,  në çdo

rast kur fëmijët përfshihen drejtpërdrejt, përveç rasteve kur me gjithë mungesën e pëlqimit nga fëmija dhe personat e mësipërm përligjet ndërhyrja në interesin më të lartë të fëmijës.

Brenda 8  ditëve nga dita e marrjes së ankesës/kërkesës, Agjensia njofton me shkrim subjektin kundër të cilit është paraqitur ankesa/kërkesa. Në rastet kur procedura administrative fillohet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës njoftohen brenda 10 (dhjetë) ditëve të gjitha palët në proces për fillimin e veprimeve.

Subjekti ndaj të cilit është paraqitur ankesë ka të drejtë që gjatë procedimit administrativ të pyetet dhe të mbrojë veten e tij, përfshirë edhe të drejtën për të paraqitur prova dhe për të thirrur dëshmitarë.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës kërkon paraqitjen e parashtrimeve me shkrim nga subjektet palë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e marrjes së njoftimit.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, në çdo rast të shqyrtimit të ankesës, kërkesës apo kontrollit të iniciuar nga vetë ajo, ndjek procedurën e mëposhtme:

  1. a) Kryen kontrolle dhe vizita në vend, duke gëzuar të drejtën e hyrjes në çdo zyrë të administratës publike qendrore e vendore, të personave fizikë ose juridikë privatë, si dhe këqyrjen e akteve dhe/ose të dokumenteve që kanë lidhje me çështjen në shqyrtim, duke respektuar kërkesat procedurale, sipas legjislacionit në fuqi;
  2. b) Kërkon informacione, shpjegime apo çdo material që ka lidhje me çështjen nga çdo organ i administratës publike, qendrore e vendore, çdo person fizik ose juridik privat, që ka lidhje me çështjen, duke vendosur edhe afate për dërgimin e këtyre informacioneve, me përjashtim të rasteve kur informacioni, aktet dhe/ose dokumentet e kërkuara përbëjnë “sekret shtetëror” dhe/ose “sekret hetimor”;
  3. c) Merr në pyetje çdo person, që, sipas saj, është i lidhur me çështjen në shqyrtim dhe mund të thërrasë të gjithë personat pa imunitet, me përjashtim të rasteve kur informacioni, aktet dhe/ose dokumentet e kërkuara përbëjnë “sekret shtetëror” dhe/ose “sekret hetimor”;

ç) Kërkon ekspertizat përkatëse nga ekspertë të palëve të treta;

  1. d) Zhvillon një seancë dëgjimore me fëmijën, nëse fëmija pranon ose e kërkon një gjë të tillë vetë ose nëpërmjet prindit, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor, duke konsideruar moshën dhe aftësinë e fëmijës për të kuptuar. Në këtë rast, fëmija pyetet, mundësisht, në prani të punonjësit të mbrojtjes së fëmijës ose të psikologut të caktuar në kuadër të menaxhimit të rastit. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës nuk lejon konfrontimin e fëmijës me personin/subjektin ndaj të cilit është paraqitur ankesë;
  2. dh) Konsideron deklaratën e dhënë nga fëmija te punonjësi i mbrojtjes së fëmijës në procesin e shqyrtimit të ankimit;
  3. e) Zhvillon një seancë dëgjimore dhe fton palët e çdo person tjetër të interesuar, përpara marrjes së vendimit përfundimtar;

ë) Ndërmjetëson marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa, duke u bazuar në interesin më të lartë të fëmijës.

 

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në marrjen e vendimit bazohet në:

  1. a) efektshmërinë e tij dhe rolin parandalues;
  2. b) rrethanat e kryerjes së shkeljes;
  3. c) faktin nëse kundërvajtësi rezulton i dënuar administrativisht edhe më parë;

ç) rëndësinë e kundërvajtjes;

  1. d) pasojat që kanë ardhur nga veprimi apo mosveprimi.

Vendimi i kryetarit të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës për të vendosur gjobë dhe/ose rregullime apo masa, merret ndaj:

  1. a) organit të administratës publike qendrore ose strukturave të pushtetit vendor;
  2. b) personit juridik publik ose privat;

c)personit në funksione publike;

ç) personit fizik, brenda personit juridik, publik ose privat.

Vendimi për përcaktimin e masës së gjobës nga kryetari Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës bazohet në:

  1. a) natyrën dhe fushën e veprimit të shkeljes dhe ndikimin mbi viktimën apo fëmijën e rrezikuar;
  2. b) rrethanat e rastit, formimin dhe edukimin e kryrësit të shkeljes;
  3. c) përsëritjen e shkeljes dhe nëse, sipas saj, ka patur më shumë se një viktimë apo fëmijë të rrezikuar;

ç) nivelin e bashkëpunimit të personit fizik, juridik publik apo privat, institucionit të administratës publike, strukturave të pushtetit vendor, pas paraqitjes dhe gjatë shqyrtimit të ankesës.

Kundër vendimit të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

Të ardhurat nga gjobat, të mbledhura në zbatim të dispozitave të këtij vendimi, kalojnë në buxhetin e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here