ISIS publikon fotot, xhihadistet femra në vijën e parë të luftës

Shteti Islamik ka zbuluar disa pamje të reja ku duken femra të veshura me burka që luftojnë në vijën e parë për organizatën terroriste.

Imazhet tregojnë një luftëtare femër, e veshur me doreza dhe burka të zezë, që qëllon me një kallashnikov AK-47.

Kliko per me shume info

Një tjetër foto tregon disa gra të tjera të armatosura të hipura në një kamionçinë dhe që mbajnë një flamur të ISIS në automjet.

Shumica e fotove janë publikuar nga grupi terrorist që grupimin e femrave luftëtare e kanë quajtur “Brigada Al Khansaa”.

Brigada, e cila prej kohësh është në operim, është përbërë kryesisht nga xhihadiste të huaja që kanë ardhur në vendet e kapura prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here