Ishte vetëm 3 muajsh kur një temperaturë e lartë e goditi dhe e la me pasoja, gazetari i njohur rrëfen historinë e jetës

Kliko per me shume info

Ervin Baku, prej shumë vitesh gazetar sportiv në Radio Tirana, ka treguar për herë të parë në studion e “Rudina” historinë e tij të trishtë, pas së cilës nuk u dorëzua kurrë, përkundrazi. Bëri të njëjtën jetë si të gjithë, siç e meritonte dhe siç e kishte dashur.

Ishte vetëm 3 muaj e gjysmë, kur një temperaturë e lartë e goditi dhe i la pasoja për të gjithë jetën. Poliomieliti u vu re nga mjekët vetëm pak ditë më vonë, kur e ëma e Ervinit kishte vënë re që këmbët dhe duart e foshnjës rrinin të varura. Ishte një goditje e rëndë, tregon Ervini, për familjen e tij dhe vazhdoi derisa ai ishte 6 vjeç e gjysmë.

Kliko per me shume info

“Isha vetëm 3 muaj e 9 ditë. Nuk e mbaj mend atë kohë, por imë më më ka treguar se këmbët më vareshin. Me ndërhyrjet e tre operacioneve në Tiranë, gjendja u stabilizua”, – tregon Ervini duke kujtuar se vetëm pak ditë para se të niste klasën e parë, ishte më këmbë dhe pas kësaj, jeta vijoi normalisht.

Ishte, për fat të keq, mungesa e një vaksine në atë kohë që e shkaktoi atë gjendje: “Nuk kam koment për këtë. Unë e kam marrë gjithmonë si bekim. Zoti u tregon njerëzve se ai është gjithmonë aty dhe gjërat ndodhin për një arsye”, – shton më tej Ervini, mirënjohës për ata që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve.

“Asnjëherë nuk jam ndier i diskriminuar”, – rrëfen ai pa merakun dhe pengun më të vogël për gjithçka ka kaluar në jetë: “Nuk kam ndier asnjë paragjykim. Unë besoj shumë në Zot dhe, quajeni si të doni, ai na survejon. Unë e shoh gotën gjysmë plot, por edhe kur jam në errësirë, shoh gjithmonë një dritë në fund të tunelit.

Aktualisht Ervini është një baba krenar i dy fëmijëve që janë lindur dhe jetojnë në Francë me ish-bashkëshorten e tij: “Jam shumë krenar, ata janë gjëja më e mirë që kam bërë në jetë”, – thotë i emocionuar.

“Nuk ka gjë më të bukur se jeta, duhet jetuar me vendosmëri, me forcë, duhet jetuar me shpejtësi, aq sa ka shkruar Zoti”, – thotë Ervini në mesazhin e tij për të gjithë ata që, për një arsye a një tjetër, nuk kanë kurajë ta shohin gotën gjysmë plot dhe as jetën me buzëqeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.