Ish-presidenti Nishani: Marrëveshja e detit është arritur, akt tradhtie

Ish-Presidenti Bujar Nishani citon ne nje deklarate te fundit se media greke njofton arritjen e marrëveshjes se detit midis Shqipërisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse.

Sipas Nishanit, me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.

Kliko per me shume info

Nishani shprehet se tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.

Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë, sipas tij, ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.

Nishani thotë se ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.

Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrëveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot, nënvizon Nishani.

Ai shton më tej se së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës.

“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale”, shkruan Nishani në Facebook.

Në vijim ai citon vendimin e Gjykatës Kushtetuese:

“Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar”.

Pra Gjykata thotë sipas tij, “gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes”.

Nishani kërkon publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet.

“Theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për marrëveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Nishani.

Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi sovranitetin e Shtetit, thotë Nishani.

“I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë procesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike. Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajësi”, deklaron ish-Presidenti në mbyllje të qëndrimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.