Ish-ministri: Çfarë ironie fati për Llallën! U persekutua nga regjimi i Hoxhës e tani nga SHBA

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e DASH për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

Ylli Manjani e kosnderon këtë një ironi të fatit, ndërsa është i pari që ‘e ka marrë’ ne mbrojtje ish kryeprokurorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH,” shkruan Manjani.

Postimi i plotë

“Ironi e madhe e fatit!

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH.!

Këto janë faktet e vetme që shohim ndaj familjes Llalla. Të tjerat janë komente, dyshime e hamendësime.

Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar…

Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se cfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që tja hiqnim vizën edhe ne!

Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime!

Tani sjemi më të sigurtë…

I bie që rregjimi i Enverit paska qenë “largpamës”….

Shumë e çuditshme!”.

ME TE LEXUARAT