Ish-milioneri që jetoi 20 vite në një ishull të vetmuar

Soft

Duket se fenomeni i Robinson Kruzosë i ka ndodhur një ish-milioneri , tashmë 73 vjeç i cili ka shpenzuar 20 vite të jetës së tij në një ishull të vetmuar.

Ai tregon se është i lumtur në këtë lloj jetese sepse të paktën kështu është larg sulmeve terroriste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-milioneri Davdi Glashen u zhvendos në një ishull të shkretë në veri-lindje të Australisë në maj të vitit 1997 pasi humbi pasurinë e tij në vitin 1987 në bursë.

Ish-pronari i minierave të arit dhe pronave, në kulmin e suksesit pati një pasuri prej 22 milionë dollarë dhe tani jeton në një barake druri në plazh me qenin e tij Polly.

I moshuari i cili ka një mjekër të gjatë, thotë se ndihet i sigurtë në ishull pavarësisht mungesës së elektricitetit apo faktit se shpesh ndodh që ndeshet me kafshë të egra.

“Këtu ka gjarpërinj, merimanga dhe krokodilë por është vend më i sigurtë se pjesët e tjera të botës që sulmohen nga terroristët,” thotë ai.

“E dua këtë vend sepse kam siguri këtu, pa marrë parasysh se sa i vjetër dhe sa i fortë je, ende dëshiron të shkosh në shtrat, duke e ditur se nuk do të sulmohesh. Unë dua të vdes këtu. Ky vend është parajsa imë në tokë”-shprehet 73 vjeçari.

Gjihashtu ai thotë se paraja është ajo që i bën njerëzit të sëmurë dhe prandaj jeton në një vend ku tashmë paratë nuk i duhen më sepse gjthcka ia ofron natyra.

ME TE LEXUARAT