Intesa Sanpaolo: Rezultatet e Konsoliduara më 31 Dhjetor 2017

Plani i biznesit tëIntesa Sanpaolo për periudhën 2014-2017 u realizua, duke bërë të mundur që grupi të krijojë vlerë për të gjithë grupet e interesit dhe të kontribuojë nëekonomime më shumë se 250 miliardë euro gjatë këtyre katër viteve.

Të ardhurat neto të deklaruara për vitin 2017 rezultuan 7,316 milionë euro. Kjo përfshin dhe kontributin e parasë publike prej 3.5 miliardë euro, duke kompensuar ndikimin në raportet e kapitalit që rezultojnë nga blerja e përgjithshme e“Banca Popolaredi Vicenza” dhe “Veneto Banca”.

Kliko per me shume info

Të ardhurat neto rezultuan 3,813 milionë euro, pa përfshirëkontributin publik dhe ndikimin e blerjes së përgjithshme të përmendur më lart, dhe arriti në 4,450 milionë euro duke përjashtuar gjithashtu taksat dhe komisionet e tjera të industrisë bankare.

Propozimi për dividendët arrin vlerën 3.4 miliardë euro.

Pozicioni i kapitalit ishte solid dhe mbi kërkesat rregullatore: raporti i kapitalit bazërezultoi 14% pa përfshirë dividendët e propozuar dhe 13% duke përfshirë gjithashtu, impaktin e zbatimit tëstandardit SNRF 9.(IFRS9)

Të ardhurat bruto u rritën ndjeshëm në 2017 (14.1% më shumëse në2016, pa përfshirë kontributin publik të lartpërmendur dhe ndikimin e blerjes së përgjithshme të bankave) duke pasqyruar pikat e forta të modelit të biznesit të Intesa Sanpaolo –rritja e nivelit tëtë ardhurave përmes rritjes së të ardhurave nga komisionet dhe niveli i lartë i efikasitetit dhe përmirësimii cilësisë së kredisë.
Cilësia e kredisë është përmirësuar.

Gjatë 27 muajve të fundit uregjistrua rënia e nivelit të kredisë me problem prej rreth 13 miliardë euro, i cili u arrit pa asnjë kosto të jashtëzakonshme për aksionarët. Zvogëlimi prej rreth 7 miliardë euro u arrit vetëm në 2017, duke përfaqësuar tashmë 43% të zvogëlimit të synuar për periudhën 2017-2019. Në fund të vitit 2017, pas ndikimit të zbatimit të standardit SNRF 9, raporti i kredisë me problem ndaj totalit të kredisë ishte 5.5% pa rregullimet, duke tejkaluar objektivin prej 6% planifikuar për në fund të vitit 2019.

Intesa Sanpaolo vazhdon të veprojë si një faktor përshpejtues irritjessë ekonomisë reale në Itali. Në vitin 2017, kreditë e reja afatmesme / afatgjata të dhëna nga Grupi për individët dhe bizneset italiane arritën vlerën rreth 50 miliardë euro (2.6% më shumë se në 2016). Në 2017, Banka lehtësoi kthimin në kredi të mirë të rreth 21,000 kompanive – duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 73,000 që nga viti 2014.

INTESA SANPAOLO: PLANI I BIZNESIT 2018-2021

Në planin e saj të ri të biznesit, Intesa Sanpaolo do të vazhdojë të vlerësojë me përparësi krijimin dhe shpërndarjen e vlerës në mënyrë tëqëndrueshme dhe solide, duke ruajtur një pozicion shumë të fortë të kapitalit dhe duke ulur ndjeshëm profilin e rrezikut pa asnjë kosto të jashtëzakonshme për aksionarët.

Plani konfirmon se Intesa Sanpaolo është një bankë e ekonomisë reale që krijon vlerë për të gjithë grupet e interesit. Banka do të mbështesë ekonominë me një kontribut më të madh se € 300 miliard gjatëperiudhës 2018-2021.

Kthimi mbi kapitalinrezulton mbi koston e kapitalit përkatësisht: raporti i kthimit mbi kapitalin e trupëzuar 14.6%, raporti i kthimit mbi kapitalin 12.4% dhe fitimi neto €6 miliardë në vitin 2021. Raporti i pagesës nëdividendë do të jetë 85% nëvitin 2018, 80% në vitin 2019, 75% në vitin 2020 dhe 70% në vitin 2021.

Raporti i kapitalit bazë në 2021 do të rezultojnë në nivelin 13.1% duke përfshirë ndikimet rregullatore, edhe impaktet nga BAZEL IV.
Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive dhënë klientëve në 2021 do të rezultojë 6% bruto pa rregullime dhe 2.9% neto. Kostoja e riskut në 2021 do të rezultojë 41 pikë bazë.

Reduktimi i kostos në 2021 përkundrejt 2017 dhe raporti kosto/të ardhura do të jetë 45.4% në vitin 2021.

Rritja e të ardhurave përmes shfrytëzimit tëmundësive të reja të biznesit: pozicion lider në Europë përadministrimin dhe mbrojtjen e pasurisë, me rritje të madhe në fushën e Sigurimit të Pronës &Jetës.

Njerëzit dhe zhvillimet dixhitale përbëjnë faktorët kryesor për realizimin e këtij plani biznesi: plani është hartuar duke përfshirë të gjithë punonjësit e bankës dhe parashikon 5.8 miliardë euro investime, 2.8 miliardë euro nga të cilat do të përdoren për të realizuar transformimin dixhital.

Intesa Sanpaolo do të forcojë më tej pozicionin e saj lider në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës duke u bërë banka e parë me ndikim në mbarë botën, duke zhvilluar më tej iniciativën “Ushqim dhe strehim për njerëzit në nevojë”, duke mbështetur Ekonominë Qarkulluese dhe duke ngritur një Njësi të specializuar të fokusuar në menaxhimin e Artit, Kulturës dhe trashëgimisë historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.