Integrimi i Ballakanit perëndimor në BE/ Meço: Nuk ballkanizohet Evropa me shantazhe

Kliko per me shume info

Gazetarja e njohur dhe sipekrja e lajmeve, Sonila Meço, ka reaguar pas deklaratës së shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të bërë gjatë prezantimit të strategjisë së BE-së për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në rrejetet sociale, Meço shprehet se ndonëse ndërkombëtarët mbyllën njërin sy për kanabizimin e vendit, kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së, jo vetëm që nuk mbyllin edhe syrin tjetër, por i hapin që të dy.

Kliko per me shume info

“D.m.th mbyllja e njërit sy të eurokratëve, që toleruan bash mirë situatën e krijuar në Shqipëri me mbjellje e korrje kanabisi, nuk arriti të shoqërohet me mbylljen e tjetrit, por me hapjen e të dyve kur bëhet fjalë për zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

  1. Eurokratët pranojnë se duhet të bindin qytetarët e vendeve të tyre për çdo vendim mbi zgjerimin. Qytetarë që informohen nga shumë burime në vend, as nga kazanë e as nga përfaqësuesit e tyre në Shqipërinë e kazanëve dhe që kanë shqetësim krimin e organizuar, gjendjen e demokracisë, kapjen e shtetit dhe korrupsionin në vend. Se paguajnë taksa ata. Edhe votojnë.”, – shkruan Meço.

Më tej ajo u shkruan se edhe pse janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian, sërish europarlamentarët nuk do t’i mbyllin sytë për Shqipërisë, sepse do të ishte një kosto elektorale.

“2. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për parlamentin europian. Me gjithë dëshirën e eurokratëve të Brukselit për të avancuar edhe pa meritë zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor (për të shenjuar një sukses në karrierën personale), do qe një kosto elektorale përballë votuesve europianë nëse do të mbyllnin të dy sytë për vendime të pamerituara (që do t’u kërcënonte karrierën personale).”, – shprehet Meço.

Në përmbyllje të komentit të saj, Sonila Meço shprehet se nuk ballkanizohet Evropa me PR apo me shantazhe ” m’jep t’jap”.

 

“Pra nuk bëhet kjo punë as me militantizëm, as me inat, aq më pak me PR, apo me konçensione për të shmangur veton e vendeve të veçanta.

Bëhet vetëm me plotësim kushtesh, kur të luftohet seriozisht krimi i organizuar, kur reformat të prodhojnë demokraci, kur pushteti nuk kap shtetin, kur korrupsioni mos lubrifikojë më hallkat e çdo pushteti.

Ra edhe kjo alibi, tani punës seriozisht. Nuk ballkanizohet Europa, as me PR e as me shantazhe ‘m’jep t’jap’.

Ndonjë europian edhe mundet…”, – përfundon Meço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.