INSTAT: Ja shifrat marramendëse të shqiptarëve të larguar vitet e fundit nga Shqipëria

Instituti i Statistikave (INSTAT), ka bërë të ditur sot shifrat marramendesë të shqiptarëve të larguar nga vendi 7 vitet e fundit. Sipas raportit nga viti 2011 deri në 2017, janë larguar nga vendi rreth 330 mijë persona.

Sipas INSTAT, ky është vala më e madhe e largimit nga Shqipëria e rregjistruar ndonjëherë. E ndërkohë që nuk mungojnë emigrantët që kthehen për të jetuar në atdhe, shifra është e papërfillshme në krahasim me atë të largimit nga vendi.

Kliko per me shume info

Më 2011 u regjistruan largimet masive të para më të mëdha pas eksodit të viteve ’90. Saktësisht 52 mijë shtetas. Ndërkohë që më 2017 u rregjistruan rreth 40 mijë të larguar.

Sipas një krahasimi që është bërë me raportin, numri i të larguarve nga vendi këto 7 vitet e fundit është thuajse i barabartë me popullsinë e qytetit të Fierit, i cili aktualisht ka një popullsi prej rreth 302 banorë.

Vlen për të kujtuar fakti që matja e emigracionit është shumë e vështirë duke qenë se vendi ynë nuk ka një regjistër përfundimtar të popullsisë, për shkak se ende konsiderohemi një vend në periudhë tranzicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.