Incidenti në Egje, Erdogan paralajmëron Greqinë: Mos bëni veprime të gabuara!

Bota

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmë mes anijeve greke dhe turke në detin Egje.

Erdogan ka paralajmëruar Greqinë që të mos bëjë veprime të gabuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Duke folur në një aktivitet politik, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë. Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim dekaratën e Presidentit turk. Ndërkohë, nga zyrtarët grekë nuk ka ende asnjë reagim për tensionet në detin Egje.

Pak pas mesnatës një anije turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shtypi grek e konsideroi këtë incident si provokim.

ME TE LEXUARAT