Incident në skenë, gjakoset aktori shqiptar

Showbiz

Aktori Alfred Trebicka ka pësuar një incident në skenë dje, gjatë para premierës së teatrit “MEDEA”, ku ishin të ftuar gazetarë.

Olti Curri raporton se, teksa dritat u ulën, ai goditi ballin në murin skenik, çka zbehu disi suksesin e kësaj mbrëmjeje emocionuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe rrëmbeu duartrokitjet e rastit.

Ditën e sotme dhe të nesërme, MEDEA do të ketë premierën në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me aktorët: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, etj.

ME TE LEXUARAT