Ilir Meta i shtrëngon dorën nënës së Sokol Olldashit, zërit të bukur radiofonik

Sot në Ditën Botërore të Radios, Presidenti Ilir Meta ka takuar disa ikona të radios shqiptare si për të përkujtuar këtë datë simbolike.

Meta shtrëngoi duart edhe me Kozeta Mamaqin, nënën e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, zërin e bukur radiofonik në RTSH.

Kliko per me shume info

“Të dashur miq, me rastin e Ditës Botërore të Radios, ishte kënaqësi e privilegj të takoja sot ikonat e radios shqiptare ndër vite, jo thjesht për të përkujtuar një datë simbolike, por edhe për të vlerësuar në radhë të parë kontributin e tyre dhe të gjithë drejtuesve, gazetarëve e komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të palodhur të radios, që sot nuk janë më midis nesh. Viti i UNESCO-s për Radion dhe Sportin, duhet të shërbejë për t’u bërë thirrje të rejave e të rinjve shqiptarë të merren me sport, larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit”, shkruan Presidenti ndërsa ndan edhe këtë foto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here