Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin: Po afrojnë reshjet intensive, rrezikohet Shkodra

Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë ditës së nesërme Shqipëria do të jetë nën “diktatin” e reshjeve të shiut dhe borës.

I gjithë territori do të “pushtohet” nga reshjet, ndërsa zona më e rrezikuar është ajo e Shkodrës. Sot pasdite (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Kliko per me shume info

Nesër (e premte, dt.02), priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër priten reshje në formën e dëborës në 1500 m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C

në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

ERA
Sot (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here