I sekuestruan 2 milionë euro pasuri, ja kush është biznesmeni nën hetim në Durrës

Aktualitet

Pasuria prej 2 milione euro e sekuestruar ditën e sotme nga prokuroria dhe policia e Durrësit I përket nje biznesmeni të njohur në këtë qytet. Kjo pasi dyshohet se keto pasuri, jane fituar nga aktivitet kriminal.

Policia e Durresit ka bere me dije se pasuria e sekuestruar i takon shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Policia ka thënë se pronari I pasurive quhet Sajmir Tusha. Ai është biznesmen ne fushen e ndertimit dhe nje emer i njohur ne Durres dhe në Golem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policise së Durrësit: Sekuestrohen rreth 2 milion euro pasuri, të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit të produkteve të veprës penale. Mbi bazën e referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;

10 100 m2 pemëtore;

  • 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
  • 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.

ME TE LEXUARAT