I riu që u vra në Siri është nga Vushtria, ja emri

Kastriot Ademi nga Pestova e Vushtrrisë është vrarë në Siri. Lajmin për vrasjen e 23-vjeçarit, prindërit e tij, të cilët jetojnë në Gjermani, e kanë marrë dy ditë më parë. Në Pestovë, xhaxhallarët e të riut nuk kanë hapur të pame. Të hënën, ata nuk kanë folur për Gazetën Express rreth ngjarjes, por një i afërm i të vrarit e ka përshkruar me një thënie popullore tragjedinë e të riut. “Shkoi si qeni në rrush”, tha i moshuari

Kastriot Ademi nga Pestova e Vushtrrisë është rritur në Gjermani, ku prindërit e tij ishin vendosur prej vitesh.

Kliko per me shume info

Kosovari rreth 23 vjeç para pak viteve kishte braktisur jetën në perëndim për t’iu bashkuar grupeve terroriste në Siri e Irak.

Në Gjermani, i riu nga Vushtrria kishte filluar ta praktikonte fenë islame e më pas iu ishte bashkuar rrymave ekstreme që e çuan në ISIS.

Në fundjavën që lamë pas, prindërit e tij kanë marrë lajmin që kosovari është vrarë në ISIS.

Të hënën, në vendlindjen e Kastriotit nuk ka pasur të hapura të pame, ndonëse xhaxhallarët e tij jetojnë në Pestovë. Të vetmit që po vizitojnë familjen Ademi në Pestovë të Vushtrrisë janë gazetarët, edhe pse nuk po mirëpriten nga ta.

“Qysh je ardhë, ec e grahi. Kush ju tha juve me ardhë këtu?”. Me këto fjalë është përzënë ekipi i Gazetës Express, të hënën paradite, nga shtëpia e xhaxhait të të vrarit.

Por, ndryshe nga familjarët e ngushtë të viktimës, një i afërm i tij, i shqetësuar, me një shprehje popullore komenton vdekjen në Siri të të riut. “Është shku si qeni në rrush”, thotë i moshuari.

Ai tregohet i habitur se si një i ri, që është rritur në Gjermani merr një rrugë të tillë, në të cilën ka gjetur vdekjen.

Kastriot Ademi është kosovari i 75-të që raportohet të jetë vrarë në Siri, nga 405 xhihadistë nga Kosova që i janë bashkuar ISIS-it e Al Nussras në pesë vitet e fundit.

Sipas statistikave të fundit, në Siri e Irak ndodhen ende edhe 196 kosovarë; 133 janë kthyer nga zonat e konfliktit, një pjesë e tyre janë gjykuar dhe po vazhdojnë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Në mesin e 405 xhihadistëve kosovarë, 95 prej tyre janë fëmijë, 41 të lindur në Siri e Irak, ndërsa 58 prej tyre kanë shkuar me prindër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.