I ndalohet dalja jashtë vendit kreut të bashkisë së Rrogozhinës

Aktualitet

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masat e sigurisë në lidhje me zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Hipotekës së Rrogozhinës të përfshirë në abuzime me tokat në bregdet.

Mes tyre është edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, Sipas burimeve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "detyrim" paraqitje" për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini dhe ish-drejtorin e Hipotekës së Rrogozhinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se Beqirit i është ndaluar dalja jashtë vendit duke i bllokuar pasaportën. Në abuzimet me pronat rezultojnë të përfshirë 8 persona. Sipas informacioneve të para është vendosur masa e sigurisë: “Arrest me burg” ndaj 4 personave, dy janë shpallur në kërkim, një me “arrest shtëpie”, dhe një tjetër (Beqir Nuredini) "detyrim paraqitje”.

ME TE LEXUARAT