Ishte shpallur i zhdukur, i moshuari gjendet i mbytur në lumë

Një i moshuar është gjetur u mbytur në lumin Shushicë gjatë ditës së sotme, ndërsa ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej dy ditësh.

Viktima është shtetasi me inicialet V. D., 82 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa sipas policisë ai vuante nga shëndeti mendor.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:
Më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20 , në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pa jetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here