I larguar nga Forcat Detare për spiunazh, Rama e fut në grupin negociator me Greqinë

Politikë

Grupi i ekspertëve, pjesë e Ministrisë së Jashtme që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë është i infektuar nga persona me integritet të ulët profesional. Rasti më i mirë është i një prej ekspertëve kryesorë, dhe i atij që është rekrutuar për të negociuar me palën greke marrëveshjen e detit.

Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakun e Forcave Detaje Artur Meçollari i cili shfaqet edhe në këtë foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë ndërmjet Ditmir Bushatit dhe Niko Kotzias.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ushtaraku në Artur Meçollari është realisht një njohës e çështjeve të detit dhe për këtë ai ka botuar edhe një libër kushtuar incidentit të kanalit të Korfuzit. Por jo njohurit e tij mbi çështjet detare sesa integriteti si ushtarak vihen në pikëpyetje sot, aq më tepër që ai është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Burime për Fax News kanë bërë me dije se, në vitin 2012, Artur Meçollari i cili në atë kohë mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën Kapiten i Parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cenim të sigurisë kombëtare./syri

ME TE LEXUARAT