Arrestohet “i forti” me Range Rover, tentoi të çajë postbllokun e Policisë

Dita e parë e ndalimit të qarkullimit në qendër të Prishtinës duket se nuk ka shkuar edhe aq mirë siç ishte planifikuar.

Komuna e Prishtinës ka vendosur nga dje që në qendër të qytetit të ndalohet qarkullimi për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit dhe për këtë, po i asiston edhe Policia.

Kliko per me shume info

Gazeta Express ka mësuar nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes se dje, rreth orës 19:00 ka ndodhur një rast i tentimit të kalimit të kordonit policor.

Vetura Range Rover, ishte ndaluar te pjesa që njihet si “rrethi i Amadeusit”, pasi paraprakisht kishte hyrë në tejkalim të kolonës dhe ka vozitur në shiritin e kundërt, në mënyrë që të hyjë në rrugën e bllokuar.

Pasi që ishte ndaluar nga policia, i dyshuari nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe madje ka tentuar që të kalojë bllokadën, duke i shkelur konat që janë vendosur si pengesë nga Policia.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ahmet Krasniqi për mos respektim të urdhrave të policit është arrestuar një person. Ndaj tij është hapur rasti pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. L.Sh 1996 shtetas i republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti. Express mëson se L.Sh. është ndaluar për 48 orë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here