I dogjën “Benzin” në mes të qytetit, ja per cfarë dyshon biznesmeni nga Vlora

Mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Benz’ u dogj në qendër të qytetit të Vlorës. Sakaq, u konfirmua se mjeti ishte në pronësi të biznesmenit Edi Alikaj.

Biznesmeni Alikaj ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen. Sipas news 24 Alikaj është shprehur se djegia e mjetit ishte e qëllimshme.

Kliko per me shume info

“Djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Dëshmitarët më thanë se autori iku me biçikletë. Dyshoj se ka lidhje me statusin që kam bërë në Facebook”, mësohet të ketë thënë Alikaj.

Kujtojmë se Alikaj nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 ai ishte përfshirë në një konflikt me punonjës të një parkingu.

Ndërkohë, një pistë tjetër hetimi ishte edhe ajo e një statusi që biznesmeni kishte bërë në Facebook, ku shprehej se për inceneratorin e Elbasanit janë vjedhur 26 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here