I dashuri i Luanës përfshihet në një sherr për një vajzë, akuzohet për tentativë vrasjeje

Showbiz

Në 2 janar 2015, biznesmeni i njohur Krenar Çoçaj ose ndryshe siç e njohim si i dashuri i moderatores Luana Vjollca është përleshur në një nga clubet e Prishtinës.

Së bashku me dy miqtë e tij Leonard Hajdari dhe Mentor Palokaj ata janë konfliktuar me Shkëlzen Shalën dhe Labinot Mehmetin, ku thuhet se shkak i këtij konflikti është bërë një vajzë. Fillimisht përleshja ka filluar me grushta dhe ka qenë Krenari ai që duke rrahur Mehmetin është konfliktuar edhe me rojet e sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aktakuzë thuhet se Krenari ka kërcënuar edhe rojën e sigurisë duke ju drejtuar: “Kam me t’vra” shkruan indeksonline.

Më tej Leonard Hajdari ka goditur me thikë Mehmetin duke tentuar ta vriste.

Pas plagosjes të pandehurit janë larguar nga vendngjarja. Në proçesin gjyqësor Çoçaj akuzohet për shtytje në vrasje dhe Hajdari e Palokaj për tentativë vrasjeje.Por avokati i tyre ka kërkuar që seanca të shtyhet, pasi nuk mund të paraqitej për shkak të problemeve shëndetësore.

Rikujtojmë se kohë më parë Krenari është përfshire dhe në një sherr me Ledri Vulën, për të cilin u fol se shkak ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri.

ME TE LEXUARAT