Hyjnë të grabisin, italiani pret me kacavidë skifterat shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali që kishin vjedhur një shtëpi. Dy kriminelët, që sapo kishin mbërritur në Itali dhe që nuk kishin një banesë fikse, janë përpjekur të thyejnë dritaren e banjës së një shtëpie dhe të futen brenda.

Pasi ka dëgjuar zhurmën pronari i shtëpisë u ka dalë para me një kaçavidë në dorë. Të kapur në flagrancë, dy hajdutët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Kliko per me shume info

Por, në atë moment ata u zbuluan nga karabinierët dhe i ndoqën përgjatë vijës hekurudhore, pasi ata kishin pasur ndër mend të merrnin trenin për të humbur gjurmët.

Agjentët italianë mundën t’i kapnin shqiptarët dhe i gjetën atyre dy ora të vjedhura dhe të tjera sende që i kishin pasur nga vjedhjet e mëparshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.