Humbi avionin, sizmologu i shpëton aksidentit tragjik

Soft

Për fat kompania ajrore iraniane ka gabuar në konfirmimin e saj zyrtyar se kanë humbur jetën të 66 pasagjerët e ndodhur në bordin e avionit që u rrëzua në malet Zagros.

Sizmologu grek Akis Tselentis ka humbur avionin në minutat e fundit, sepse është vonuar gjatë rrugës për në aeroport dhe i ka shpëtuar fatit tragjik të udhëtarëve të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më vonë kompania ka konfirmuar se totali i viktimave ishte 65 persona, pasi një prej pasagjerëve humbi fluturimin. I tronditur pa masë sizmologu grek ka deklaruar për mediat në Greqi se “do të sqarojë çdo gjë kur të kthehet”.

Më pas ka shpjeguar se u vonua rrugës dhe për fat nuk ka arritur të marrë avionin e kompanisë ‘Aseman Airlines’ që u rrezua pak me vonë.

Tselentis, një nga profesorët më në zë të gjeoshkencës, për shume vite edhe drejtor i Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës ishte i vetmi person i huaj nga të gjithë pasagjerët e avionit iranian./tch

ME TE LEXUARAT