Humb kontrollin e mjetit dhe bie në lumë, shoferi e pasagjeri përfundojnë në spital

Panajot Beqiri, 31-vjeç nga Cërriku ka humbur kontrollin e mjetit tip “Fiat” me të cilin udhëtonte dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën automobilistike në fshatin Gostimë–Gjyralë, tek ura e Zallit të fshatit Gostimë.

Kliko per me shume info

Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi Xh.B., 23 vjeç, banues në fshatin Gostimë i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, uniformat blu kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shoferit 31-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.