VIDEO/ 6 kg eksploziv, shihni si rrafshohet hoteli buzë Gjanicës në Fier

IKMT ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një hotel në qytetin e Fierit.

Objekti pesë katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi.

Kliko per me shume info

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin gjashtë kilogramë lëndë plasëse.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 37 kg hashash në Kapshticë, arrestohen 2 persona

Janë marrë masat me thasë rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë.

Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. IKMT lajmëron sërish se ndërtesat që ndodhen pranë objektit ku do të kryhet shpërthimi duhet të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.

LEXO EDHE:  Kap 'mat' gruan me kushëririn 10 ditë para dasmës së vajzës, kavajsi: I gjeta në kasolle, mener jush i kishte futur kokën tek...

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here