Hidhet në shinat e trenit i riu shqiptar në Itali, gjen vdekjen e menjëhershme

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në provincën e Sesto San Giovannit në Itali ku një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen.

28 vjeçari shqiptar, është hedhur në shinat e trenit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kliko per me shume info

Milano today shkruan se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë.

Ditën e sotme I riu shqiptar është vetëhedhur në shinat e trenit nga ku është tërhequr për disa metra. Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme edhe pse shërbimi mjekësor arriti në vendngjarje shumë shpejtë.

Përveç ekipit mjekësor në vendngjarje erdhën edhe forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here