Hetimi për rrugën/ PD gati të “sakrifikojë” LSI-në, ja çfarë thotë Noka për mandatin e Haxhinastos

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se partia e tij do të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit Edmond Haxhinasto, nëse prokuroria do të nis një hetim për ish-ministrin e Transporteve pas skandalin që u zbulua pak ditë më parë për rrugën Elbasan-Gjinar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” pyetjes së gazetarit të ‘Panorama’ Armand Bajrami se çfarë qëndrimi do të mbante për imunitetin e Haxhinastos, Noka iu përgjigj pa mëdyshje se do vononte pro.

Kliko per me shume info

Armand Bajrami: Nuk përjashtohen edhe arrestime të tjera më të bujshme. Nga informacionet që kam nuk ka të regjistruar një hetim të tillë për ish-ministrin Haxhinasto. Nëse Haxhonasto do të vinte një kërkesë në Kuvend, do të votohej apo jo që t’i hiqej mandati?

Noka: Nëse do vij kërkesa, do e votoj. Skemi këtë standard. Do votoja për këdo. Është qëndrim politik. Për heqje imuniteti PD ka qenë dhe është pro. Tjetër standard për Tom Doshin dhe tjetër për Tahirin.
Felaj: Patjetër që i është hequr mandati.

VERIFIKIMI
Ish-ministri i LSI-së tek Transportet, Edmond Haxhinasto, po verifikohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Mësohet se verifikimet për Haxhinaston kanë nisur për shkak se nuk ka marrë masa pas disa auditeve që janë bërë për këtë rrugë.

Për këtë dosje Gjykata e Krimeve të Rënda ka nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika, po ashtu edhe ish-drejtorin Andi Toma (nga PD) dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. kallëzimi është bërë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogariti në 53 milionë dollarë.

Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër, pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit. Rruga e nisur që në vitin 2011-të ende nuk ka përfunduar.
(Balkanweb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.