Hëngrën lopën e mbytur nga kobra, banorët e fshatit në gjendje të rëndë

60 banorë të një fshati në Afrikën e Jugut kanë përfunduar në spital pasi hëngrën mishin e një lope që ishte vrarë nga një kobër helmuese.

Banoërt shkuan me simptoma të njëjta në spital duke përfshirë diarre, të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje stomaku, përcjell albeu.com

Kliko per me shume info

Besohet se vuanin nga pasojat e helmit vdekjeprurës të gjarprit, i cili ishte vendosur në mishin e kafshës.

Deri në 16 fëmijë duhej të transportoheshin në spital.

Tetë prej tyre u transferuan në repartin pediatrik të Spitalit Akademik Nelson Mandela për trajtim të specializuar.

Është e paqartë nëse ndonjë nga pacientët është në gjendje të rëndë shëndetsore, por dihet që mes atyre që janë në spital ka edhe të moshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here