Merret në pyetje tek Krimet e Rënda, ish-ministri Haxhinasto: Çfarë dëshmova për rrugët

Aktualitet

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto u paraqit të hënën në prokurorinë e krimeve të rënda ku është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për tenderat e rrugëve të cilat janë bërë shkak për arrestimin e dy ish-drejtorëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

“Jam thirrur për të dëshmuar për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan që është në hetim. Jam pyetur për ato gjëra, për përgjegjësitë e mia si drejtues politik për një periudhë të zhvillimit të këtij projekti. Dëshmova ato gjëra që di” deklaroi Haxhinasto pas pyetjes ne prokurori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto eshte paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për t’u pyetur për procedurat e rrugës Tiranë-Elbasan, tender per te cilin jane arrestuar deri tani 13 persona mes te cileve edhe dy ish-drejtoret, vartes te Haxhinastos.

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve.

Hetimet nisën pasi ministri i Infrastruktures Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.

Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ish-ministri shpreh i gatshëm për t’u verifikuar, duke theksuar se ai ka bërë drejtimin politik të institucionit dhe se nëse kjo do të degjenerojë ne goditje politike ai do t’i përgjigjet politikisht shumë rreptë.

ME TE LEXUARAT