Haradinaj merr vizën amerikane pas zhbllokimit të Gjykatës Speciale

Kliko per me shume info

Pasi kryeministrit Ramush Haradinaj ditë më parë i është lëshuar viza britanike, edhe SHBA i dha vizën atij.

Këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ndërsa Gazeta Express raportoi të premtën, se ambasada amerikane kishte vendosur ta pajis Haradinajn me vizë, pasi kryeministri u tërhoq nga ideja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Kliko per me shume info

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë në një lidhje direkte në Info Magazine.

Gazeta Express, ditë më parë ka raportuar se Ambasada Amerikane i ka lëshuar vizën kryeministrit Haradinaj, vetëm pasi ky i fundit u tërhoq nga ideja e shfuqizimit te Speciales.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.