EMRI/ Arrestohet për herë të tretë hajduti në Tiranë. Policia: Grabiste banesa, makina e markete

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kryera në kryeqytet gjatë muajit Janar.

Pirent Kano, i dënuar edhe më parë dy herë për veprën penale të vjedhjes, ra në pranga pas hetimeve të policisë që dokumentuan rastet e vjedhjeve.

Kliko per me shume info

VJEDHJET:

Më datë 13.01.2018, dyshohet se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç.

LEXO EDHE:  Zyrtare, kërkohet ngritja e bazave ushtarake të SHBA e NATO-s në Shqipëri

Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.

Më datë 12.01.2018, ne bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.

Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benz 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,

LEXO EDHE:  Tom Doshi kërkon vetting për politikanët: Nuk kalojnë as gjysma

Më datë 21.01.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit B.H.

Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

LEXO EDHE:  Lajm i Fundit, grabitet me armë argjendaria në Durrës

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here