Grabitet argjendaria në Shkodër, hajduti përplasi qepenin me makinë

Një argjendari në Shkodër ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë orës 02:54 të mëngjesit në zonën e tregut valutor.

Nga të dhënat e para, mësohet se një person me një makinë ka goditur qepenen e argjendarisë dhe më pas është futur brenda.

Kliko per me shume info

Hajduti ka arritur që të bëjë një dëm prej 4-5 milionë lekë të vjetër duke marrë bizhuteri argjendi. Dyshohet se makina është e vjedhur ndërsa u gjet e braktisur pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjedarisë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar cdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here