Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale fundosi hajdutin shqiptar në Itali

Një shtetas 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për vjedhje. Renato Bajraktari akuzohet për dy vjedhje.

Më 17 janar të vitit të kaluar, së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tjerë Bajraktari ishte protagonist i një vjedhjeje dhe më 10 janar 2018 duke përfituar nga mungesa e pronarëve përmes dritares arriti që të hynte në një shtëpi në Santa Maria Capua Vetere. Ai vodhi bizhuteri me vlerë monetare 5 mijë euro.

Kliko per me shume info

Pas hetimeve të policisë dhe krahasimeve të fotografive si edhe imazheve të sistemit të mbikëqyrjes së dy vjedhjeve të ndryshme u bë e mundur njohja e tij.

Bajraktari u identifikua edhe nga disa foto të postuara në Facebook. Pronari i shtëpisë, ku ai kreu vjedhjen prej 5 mijë euro, postoi fotografinë e tij në Facebook që e mori nga kamerat e sigurisë.

Në këtë mënyrë u bë i mundur identifikimit se ishte ai autori pasi në të dyja vjedhjet kishte veshur rroba të njëjta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.