Hahn vlerëson dialogun Thaçi-Vuçiç pas vrasjes së Ivanoviç: Dikur do të shpërthente lufta

Politikë

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn e ka vlerësuar mjaft përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së teksa ka folur sot për Strategjinë për Ballkanin; ai ka sjellë si shembull reagimin me qetësi të Serbisë dhe Kosovës pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

"Pati një vrasje të një politikani në veri të Kosovës, - tha Hahn ndër të tjera. -  Vite më parë do të kishte pasur një shpërthim dhune, por Thaçi e Vuçiç folën në telefon me njeri-tjetrin me seriozitet dhe situata është e qetë. Ky është rezultati i të gjitha përpjekjeve tona. pra, ka potencial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ballkani ka potenciale dhe për vende pune. Po ashtu kemi shtuar edhe marrëdhëniet tregtare me rajonin. Ndaj ne po punojmë brenda kësaj strategjie për të përmirësuar kushtet dhe strategjitë përsa i përket bashkëpunimit rajonal."

ME TE LEXUARAT