Habit Sabri Fejzullahu: Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës

Këngëtari i madh shqiptar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera, ishin të ftuar sot në emisionin e pasdites “Rudina”.

Çifti foli për momentet e para të njohjes së tyre dhe dashurinë e madhe që lindi.

Kliko per me shume info

“Do të bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit të Filozofisë, falë Zotit takova Nerushen time, që ia hëngsha zemrën! Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë i thashë: ‘Ti do të bëhesh gruaja ime!”, rrëfeu Sabriu duke theksuar se dhe Nera këndonte shumë bukur.

Pasi tregoi historinë e njohjes së tyre Sabriu i habiti të gjithë me një deklaratë rreth bashkëshortes së tij.

“Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën, ia vrava dashurinë!”, tha Fejzullahu duke theksuar se dashuria më e madhe në jetë e Nerësishte muzika.

Ai i kishte ndaluar Nerës të ndiqte një karrierë muzikore nga frika se mos ia merrte dikush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.