Habit modelja e njohur: Isha e shëmtuar, kur humba virgjërinë mu duk vetja “cool”

Ajo është një ndër modelet më të pëlqyera dhe më të adhuruara të të gjitha kohërave.

Në një intervistë për “Love Magazine”, modelja Kate Moss ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj që nga humbja e virgjërisë e deri kur mori vendimin të bëhej modele.

Kliko per me shume info

Në moshën 14-vjeçare ajo humbi virgjërinë dhe pak më vonë u bë modele ku tërhoqi vëmendjen e Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në mbarë botën.

“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja ”cool”. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: ”E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?”, rrëfeu Kate.

Modelja e njohur tregoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.

“Isha e dobët, kisha këmbë të shtrembëta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur”, tha Kate.

Ajo rrëfeu se në kohën kur kishte firmosur me agjencinë për t’u bërë modele, ishte shumë e re dhe vet ajo sot nuk do ta lejonte vajzën e saj ta bënte këtë gjë. Kate tregoi ndër të tjera se edhe pse ka qenë në kopertinën e gati 100 revistave nuk e ka dashur kurrë aparatin fotografik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here