Vlorë, një grua gjendet pa ndjenja në shtëpinë e përmbytur nga uji

Aktualitet

Një grua është gjetur pa ndjenja te henen paradite në një prej shtëpive të përmbytura në fshatin Fitore të Vlorës.

Sipas policise, gruaja është Bezo Haxhiraj, 75-vjeç, e cila ka pasur probleme kardiake pasi ka shfaqur aritmi. E moshuara është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po i jepet ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fshatin Fitore janë rreth 30 banesa të cilat janë përmbytur nga reshjet masive të shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit.

Në zonat e përmbytura niveli i ujit arrin deri në një metër. Sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore ndodhen gjithashtu nën pushtetin e ujit, ndërsa pas largimit të ujërave pritet të bëhet edhe vlerësimi dëmeve.

ME TE LEXUARAT