Gruaja shpëton nga tumori prej 31 kilogramë, refuzonte operacionin për “arsye personale”

Një grua hoqi një tumor që peshonte më shumë se 31 kilogramë, në një operacion që mund të thuhet se pa dyshim i shpëtoi asaj jetë.

57-vjeçarja Sonia Lopez, nga Kosta Rika, e shtyu këtë procedurë për më shumë se 8 vjet, për “arsye personale”, por në fund u detyrua që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, pasi kjo masë i kishte zënë rreth 80 përqind të pjesës së saj abdominale dhe po i shtypte zorrët, mëlçinë dhe diafragmën.

Kliko per me shume info

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “DailyMail”, gruaja ishte paralajmëruar që prej 10 vitesh se zmadhimi i këtij tumori mund t’i shkaktonte atak në zemër, për shkak të presionit që po i ushtronte në organe.

Pasi nuk mund të merrte më frymë, asaj iu desh që të kryente operacionin në spitalin e Meksikës, të hënën e shkuar. Në këtë ndërhyrje morën pjesë 5 kirurgë, të cilët besojnë se Lopez ka thyer rekordin botëror.

Gruaja aktualisht po rikuperohet nga operacioni, ndërsa mjekët presin përgjigjet për të zbuluan nëse kjo masë ishte ose jo kancerogjene.

Vetë 57-vjeçarja për mediat vendase tha se ndihej e çliruar.

“Ndihesha shumë e lodhur. Në krahasim sesi isha përpara, është si nata me ditën. Ndihem si të kem rilindur”./klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.