Greqia vendos veto kundër në BE, Pavlopulos kërcënon: Mos diskutoni çështjen çame!

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos kërcënon se diskutimi i çështjes çame në negociatat me Greqinë, mund të rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për presidentin grek, çështja çame nuk ekziston, ndërsa qëndrimi i qeverisë shqiptare për këtë çështje është i papranueshëm.

“Është e papranueshme që krerët e shtetit shqiptar ngrenë në këto momente çështjen çame. Përveç faktit se ajo nuk ekziston, është mirë që Shqipëria të mos rikthejë në kujtesë domethënien që ka historia e të ashtuquajturve “Çamë” gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë perspektivë europiane.”

Kliko per me shume info

Komentet, kreu i shtetit grek i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në bazën ushtarake të Larisës. I ardhur nga radhët e konservatorëve të Demokracisë së Re, Pavlopulos ka qenë kritik edhe në të kaluarën ndaj Shqipërisë, kur ka hedhur akuza për shkelje të të drejtave të minoritetit grek.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, gjatë një debati televiziv në televizionin publik grek ERT dy javë më parë, mohoi të jetë folur deri më tani për çështjen çame në negociatat që po zhvillohen me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve të së shkuarës.

1 COMMENT

  1. KY EVGJIT ME KETE SURRAT NA QENKA PASARDHESI FILIPIT TE MAQEDONISE 😂HAHAHAHA

    TE KERCENON KY BYTHZIU BUZTRASHE ARABO EGJIPTJAN
    PO JEVGU DIHET KUR TRINEROHET
    TRIMERIA JEVGUT MBARON SAPO TJA TREGOSH NJEHERE DHEMBET GJE QE NE SHQIPTARET VETEM NE KOHEN E ENVERIT JA U BEME 8:2
    MJAFTON TE REAGOJE KRYEMINISTRI ME FUQI QE I TAKON PAS KETIJ KERCENIMI SE JEVGJIT JEVGJ NGELEN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.