Greqi, lejet e emigrantëve, sistemi kompjuterik me probleme

Në Greqi është krijuar një situatë kaotike me lejet e qëndrimit të emigrantëve.

 

Kliko per me shume info

Që prej tri javësh sistemi kompjuterik ka dalë jashtë përdorimit dhe defekti ende nuk po riparohet. Rrjedhimisht, nuk punojnë as shërbimet e emigracionit në të gjithë vendin.

Gjithë ata emigrantë, shumica e të cilëve shqiptarë, nuk po munden të rinovojnë lejet e tyre, që u skaduan deri më 18 janar, apo të marrin lejet e reja biometrike, sipas procedurës që parashikon ligji.

Në këtë mënyrë, ata kalojnë, pa pasur asnjë faj, në një regjim ilegal që mund t’i përballë me çdo pasojë të mundshme.

Pa lejen e vlefshme të qëndrimit, emigrantë nuk mund të kryejnë asnjë veprim me administratën greke, nuk mund të udhëtojnë, madje as të punonjë normalisht.

Vetë drejtuesit e shërbimit të emigrantëve kanë denoncuar publikisht këtë situatë, duke e cilësuar si paprecedent në një vend të organizuar europian shkruan ora news.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here