Greqi/ Kapet shqiptari me 61 kg hashash, bashkë me të arrestohet dhe e dashura greke

Trafiku i drogës në shumicen e rasteve nga kufiri i gjelber është kthyer në një problem të madh për policinë greke. Gjatë ditës së sotmr një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke. “Protothema” shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe  një revolver dhe 21 fishekë.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here