Gramsh/ Shkrumbohet shtëpia, familjarët në rrugë të madhe

Paraditen e sotme një familje në fshatin Ermënj të rrethit Gramsh, ka parë t’i shkrumbohet shtëpia nga flakët.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga vatra e oxhakut dhe instalimet e vjetra elektrike kanë përhapur flakët në gjithë dhomat. Brenda banesës gjatë ngjarjes kanë qenë vetëm një pjesë e familjarëve. Zjarrfikësit e rrethit së bashku me banorë e zonës kanë bërë të mundur fikjen në kohë të flakëve. Feim Zaimi pronari shtëpisë së djegur nuk ka qenë ne shtëpi por sapo ka parë flakët që kishin dalë mbi çatinë e shtëpisë, ai dhe disa banorë te zonës janë përpjekur të nxjerrin ç’të mundin nga mallrat që kishte brenda banesës.

Kliko per me shume info

Për fat familjarët e tjerë dolën në kohë nga shtëpia para se flakët të përpinin të gjithë godinën. Përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar në njerëz. Familjarët i bëjnë apel institucioneve vendore Gramsh t’i vijnë në ndihmë sepse kanë ngel në mes të katër rrugëve dhe se pasuria e vetme ka qënë vetëm kjo shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.