Grabitje në Fier, gruas i rrëmbehet çanta me para

Aktualitet

Një grua ka rënë pre e një grabitje në Fier. Sipas policisë lokale, ora shënonte rreth 18:35, kur gruas M.J., në momentin që ka dalë nga dyqani i këmbimit të valutës në lagjen "Apollonia", dy persona i kanë marrë çantën me një sasi lekësh dhe janë larguar.

Burime policore shtuan se dy autorët ishin me kapuç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, njoftoi Policia e Fierit.

Nuk bëhet ende e ditur shuma e grabitur.

ME TE LEXUARAT