Grabitësit i bëjnë namin 36-vjeçarit në Fushë-Krujë, i marrin paratë dhe makinën

Kliko per me shume info

Banesa e një 36-vjeçari në Fushë-Krujë ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme.

Persona me maska e të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet B.K, dhe i kanë marrë një shumë parash dhe bizhuterish.

Kliko per me shume info

Por grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq, ata i kanë marrë 36-vjeçarit edhe një mjet tip “Volksweagen”.

Menjëherë në vendngjaje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volkswagen.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.