Grabitën argjendarinë në Shkodër, dy të rinjtë deklaratë të papritur para gjykatës

Dy autorët e grabitjes së një argjendarie në Shkodër më datë 3 shkurt, kanë pranuar para gjykatës akuzën.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Françesko Vukaj dhe bashkëpunëtorin e tij, Iraldo Filipi, 28 vjeç.

Kliko per me shume info

Vukaj, me makinën tip Volksvagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur makinën.

Ndërsa Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me makinën tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

Gjykata e Shkodrës caktoi arrest me burg dy të rinjtë të cilët pranuan se kanë kryer vjedhjen dhe deklarojne se bizhute i kane shitur ne Tirane

“Po i shitem pas ngjarjes ne Tirane”, janë shprehur dy autorët. Policia nis hetimet per te gjetur argjendarite qe i blene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here