Grabiten për 4 minuta dy kasafortat e Postës Shqiptare

Aktualitet

Filiali i Postës Shqiptare në Mirditë ka rënë sot pre e grabitjes.

Autorët kanë mundur të marrin dy kasaforta të postës, pasi më parë kanë thyer kamerën e sigurisë dhe derën për të hyrë lehtësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E gjitha kjo skenë vetëm në 4 minuta, duke bërë që autorët të largohen në kohë rekord para se të policia të vinte në vendin e ngjarjes.

Sipas pirustineës grabitësit pasi kanë dëmtuar kameren e jashtme të sigurisë janë ngjitur në mur dhe kanë ndryshuar fokusin e saj, duke e drejtuar pingul lart me rrahje në një ballkon. Ndërkohë duke përdorur mjete të forta kanë mundur të hyjnë në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme. Kanë qenë kamerat e brëndshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza.

Nga burime të sigurta pranë policisë konfirmohet se dëmi ekonomik ka qenë në nivel minimal. Brenda kasafortave ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash. Kuponet e pasaportave dhe të kartave të identitetit kanë vlera të larta kur një aplikant i blen, por në rastin konkret, grabitësve nuk u vlejnë sepse nuk kanë asnjë vlerë pa vulën e postës që vendoset në momentin që shitet.

Policia i ka gjetur kasafortat dhe kuponët në afërsi të Milotit, ndërsa ka nisur hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT